Sergio Ramos nuk është mbrojtësi më i mirë në botë sipas Virgil van Dijk.
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit dhe Përfaqësueses së Holandës preferon Raphael Varanen para spanjollit.
“Ai nuk është më i miri”, ka thënë Van Dijk për De Telegraaf.
“Ai është lojtar i madh, e respektoj për ato që ka arritur, por ai nuk është lloji i mbrojtësit që e pëlqej”.
“Varane është i preferuari im. Ai është mbrojtës fantastik, është ende i ri dhe mund të përmirësohet”.
“Mënyra e tij e mbrojtjes është ndryshe sepse ai tenton të mënjanojë situatat ku ai duhet të intervenojë me ndërhyrje”, ka shtuar Van Dijk.
Vlen të theksohet se që kur 27-vjeçari iu është bashkuar Liverpoolit nga Southamptoni mbrojta e Reds është shumë më e qëndrueshme. /Telegrafi/