Telegrafi

Van Dijk nuk përjashton mundësinë e largimit gjatë janarit

Mbrojtësi i Southamptonit, Virgil van Dijk, ka folur rreth të ardhmes së tij te klubi anglez.

Holandezi nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit gjatë janarit pasi verës kishte dëshirën për t’u larguar, por nuk u lejua nga klubi.

Van Dijk në një duel me Saido Berahinon. Foto: Getty

Ai ishte shumë afër kalimit te Liverpooli pasi ishte dëshira e madhe e Jurgen Klopp.

“Jam i lumtur që i jam kthyer formës dhe do të jap 100 për qindëshin”.

“Nuk më vjen keq për asgjë, doja të bëja një hap para, por Southamptoni nuk më lejonte”.

Virgil van Dijk gjatë takimit me Crystal Palace. Foto: Getty

“Jam profesionit dhe dua të jap më të mirin time për klubin, shikojmë se çfarë do të ndodh në mes të sezonit. Gjithçka është e mundur”, ka thënë Van Dijk për Fox Sports në Holandë.

Çmimi i mbrojtësit shtatlartë holandez besohet të sillet rreth 50 milionë euro.

Por, çmimi mund të rritet në rast se futet klubet tjera në garë për ish-yllin e Celticut. /Telegrafi/