Telegrafi

Van Dijk, Mane e Bale: Formacioni startues i Southampton do të ishte i frikshëm nëse do t’i mbante lojtarët 

Ralph Hasenhüttl po mundohet ta mbajë Southamptonin në Ligën Premier, pasi ‘The Saints’ aktualisht zënë vendin e 15-të.

Pasi ka fituar vetëm tre ndeshje në kampionat gjatë gjithë sezonit, Hasenhüttl pa dyshim do të donte shumë që të kishte në dispozicion vetëm disa nga yjet që kanë janë shitur gjatë viteve nga klubi.

Klubi njihet për shitjen e lojtarëve dhe akademinë e fortë që ka, por nëse do të arrinin t’i mbanin disa nga ta do të ishin në gjendje të mburreshin tani.

Për të ilustruar këtë, GIVEMESPORT ka mbledhur një formacion të plotë lojtarësh cilësorë që dikur ishin (ose janë ende) nën kontratë me klubin nga “St. Mary’s”.

Çdo lojtar i përzgjedhur është ende aktiv edhe sot. Është një formacion që, të paktën, do tua siguronte garat evropiane.

Alex McCarthy (Ende në klub)

Kyle Walker-Peters (Ende në klub)

Virgil van Dijk (U bashkua me Liverpool)

Ben White (Larguar nga akademia e klubit)

Luke Shaw (U bashkua me Manchester United)

Dušan Tadić (U bashkua me Ajax)

Pierre-Emile Højbjerg (U bashkua me Tottenham )

Jamal Musiala (U largua nga akademia e klubit te Chelsea)

Gareth Bale (U bashkua me Tottenham)

Sadio Mané (U bashkua me Liverpool)

Danny Ings (U bashkua me Aston Villan)

Formacioni

 /Telegrafi/