Telegrafi

Van Dijk ia konfirmon tifozit shqiptar kalimin te Liverpooli (Foto/Video)

Virgil Van Dijk pritet të jetë transferimi më i ri i gjigantit anglez, Liverpoolit, pasi kështu ia ka konfirmuar një tifozit shqiptar, i cili e ka pyetur gjatë përgatitjeve para-sezonale me Southamptonin.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp është i etur që të përforcoj skuadrën për sezonin e ri pasi dëshiron të ketë një ekip garues në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Van Dijk është treguar i qartë, dëshiron vetëm Liverpoolin

Deri më tani, Liverpooli ka arritur të siguroj shërbimet e sulmuesit anglez, Dominik Solanke dhe Mohamed Salah, por objektivat e tij janë edhe Naby Keita i RB Leipzig dhe Virgil Van Dijk i Southamptonit.

Tifozi shqiptar së bashku me Van Dijkun

Ky i fundit si duket është shumë afër Redsave, pasi kështu është shprehur një tifoz shqiptar i Liverpoolit, i cili kishte shkuar ta takoj nga afër gjatë përgatitjeve para-sezonale me Southamptonit.

Sipas këtij tifozi të quajtur Rinol Dautaj, mbrojtësi holandez ia ka pohuar me kokë dhe ka qeshur kur ky i ka thënë “Hajde në Liverpool”. /Telegrafi/