Virgil van Dijk gjatë janarit u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke kaluar nga Southamptoni te Liverpooli për 75 milionë funte (84 milionë euro).
Vetëm dy muaj më vonë holandezi luajti ndaj ish-skuadrës së tij në stadiumin St Mary.
Qendërmbrojtësi bëri një gabim posa u fut në stadium me bashkëlojtarët e tij të Liverpoolit.
Teksa të gjithë ishin duke ecur drejt zhveshtorës për lojtarët mysafirë, Van Dijk, u ndal te ajo e ekipit vendas dhe tentoi ta hapë, por në fund kuptoi se ai ishte tani lojtar i Liverpoolit.
Këtë shprehi fatkeqësisht e kpën kamerat, por çdo gjë kaloi me të qeshura.
Liverpooli në fund fitoi me rezultat 2-0 dhe Van Dijk bëri një paraqitje të mirë në fazën mbrojtëse.
Golat u shënuan nga Roberto Firmino dhe Mohamed Salah. /Telegrafi/
Golat dhe rastet:
https://www.youtube.com/watch?v=c0MDC44ewyA