Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk është përkujdesur që t’i godasë kritikët e Liverpoolit këtë sezon, duke thënë se klubi është në rrugën e duhur drejt trofeve.
Reds ishin shumë të mirë për gjysmën e parë të sezonit dhe deri në shkurt, ata ishin akoma të pamposhtur në Ligë Premier dhe ishin ende në garë në Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.
Ata po kërcënonin ta mbyllnin sezonin si të pamposhtur, ashtu edhe fitimin e tripletës, por ekipi i Jurgen Kloppit ka luftuar javët e fundit dhe ka humbur tre nga katër ndeshjet e tyre të fundit.
Ata u befasuan 3-0 nga Watford në Ligën Premier duke shijuar humbjen e parë, Chelsea i mposhti dhe i eliminoi nga Kupa FA në mesjavë, ndërsa u mposhtën edhe në Ligën e Kampionëve nga Atletico në ndeshjen e parë.
Me gjithë suksesin e tyre këtë sezon, ka pasur kritikë që thonë se do të ishte një sezon i dobët nëse ata thjesht fitojnë Ligën Premier, dhe këtë nuk e ka pritur aspak kapiteni Van Dijk, i cili ka goditur kritikët me fjalët e tij.
“Të përfundojmë vitin vetëm me Ligën Premier? Vetëm? Është thjesht një gjë e vogël? Ne gjithashtu fituam Superkupën dhe Kupën e Botës për klube”, ka thënë fillimisht Van Dijk për Goal.
“Në jetë, ka njerëz që nuk janë gjithmonë të kënaqur. Ata gjithmonë kërkojnë gjëra negative në jetë. Ky është realiteti i vetëm”.
“Ose do të mendoni për këto gjëra ose të vazhdoni me to dhe të vazhdoni me atë frymë negative, ose thjesht përqendroheni në gjërat e mira, dhe përfundimisht po përqendrohem në gjërat e mira. Ne jemi në një situatë shumë të mirë”.
“Jemi afër asaj që ne të gjithë shpresojmë të arrijmë. Le të shkojmë përpara, ta shijojmë”.
Van Dijk flet të vërtetën, pasi ata kanë fituar tashmë dy trofe dhe Liga Premier pothuajse me siguri do të jetë trofeu i tyre i tretë. Dhe fitimi i Ligës Premier nuk është një çështje e vogël, sipas Van Dijk.
“Mendoj se është marrëzi të thuash se Liverpooli nuk u shqetësua për kupat, për mendimin tim. Çdo garë në të cilin marrim pjesë, ne duam të fitojmë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/