Telegrafi

Van Dijk flet pas kritikave: Nuk jam robot, por dua me gjithë shpirt të jem i suksesshëm më Liverpoolin

Virgil Van Dijk ishte jashtë fushave për një muaj, nga shkurti deri në mars, kur pësoi një tërheqje muskulore.

Gjithsesi, holandezi është rikthyer dhe i ka luajtur të plota katër ndeshjet e fundit me “The Reds”,me trajnerin Jurgen Klopp që nuk po i jep pushim.

Megjithatë, vetë Van Dijk së fundmi shprehet se kërkon të luajë gjithnjë dhe të japë kontribut për klubin e zemrës.

“U riktheva nga dëmtimi në gju dhe i kam luajtur të gjitha ndeshjet sepse çdo lojtar kërkon të jetë gjithnjë në fushë”.

“Prandaj punoj shumë, kur vjen dita e ndeshjes unë dua të zbres në fushë dhe të ndihmoj skuadrën”.

Lexo po ashtu Van Dijk ka pësuar rënie të madhe, Liverpooli dy talentë të mëdhenj në listë për ta zëvendësuar

“Edhe kur ishim para Kupës së Botës, unë nuk mendoja aspak për të pushuar. Dua të kem ndikim në këtë klub sepse e dua me gjithë zemër”.

“Dua të jem i suksesshëm me Liverpoolin, por ndonjëherë trupi nuk të përgjigjet sepse nuk jam robot”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/