Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk insiston se nuk ka asnjë arsye për panik pas humbjes ndaj Atletico Madridit të martën në mbrëmje.
Atletico vendosi një epërsi 1-0 në ndeshjen e parë të 1/16-tës ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje me një gol nga Saul Niguez.
Megjithatë, kjo humbje nuk e tremb Liverpoolin, të cilët besojnë në rikthim.
Njëri nga të është edhe mbrojtësi holandez, Van Dijk, i cili insiston se nuk ka nevojë për panik pasi është edhe ndeshja kthyese.
“E dinim që do të ishte një betejë e fortë, veçanërisht këtu në terrenin e tyre me tifozët që ju qëndrojnë pas”, ka thënë fillimisht Van Dijk për BT Sport pas ndeshjes.
“Natyrisht nuk na ndihmoi që ne pranuam golin nga një rivënie këndore, shansi i parë për ta – madje nuk ishte as shans, kishin pak fat”.
“Ne e kishim topin në pjesën më të madhe të lojës, por, për fat të keq, nuk mund të krijonim shumë raste”.
“Por, kemi akoma 90 minuta të tjera për ta rregulluar dhe duhet të jemi akoma plot besim”, përfundoi mbrojtësi holandez. /Telegrafi/