Telegrafi

Van Dijk: Fitimi i titullit në Ligën Premier do t’i çojë disa lojtarë të Liverpoolit në një nivel tjetër

Virgil van Dijk beson se fitimi i titullin në Ligën Premier mund të çojë disa lojtarë të Liverpoolit në një nivel tjetër pasi ai paralajmëron se klubi është i etur për të filluar vrullshëm në sezonin e ardhshëm.

Reds kthehen sot (e diel) në aksion kundër Evertonit dhe kanë nevojë për vetëm dy fitore të tjera për të fituar zyrtarisht titullin e ligës pas një sezoni gati perfekt.

Skuadra e Jurgen Klopp ka lëshuar vetëm katër pikë në ligë këtë sezon dhe krenohet me mbrojtjen më të mirë në këtë garë.

Lexo po ashtu Liverpooli synon t’i kthehet Ligës Premier me fitore ndaj Evertonit, formacionet e mundshme të derbit lokal

Ndërsa Liverpool fitoi Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, Van Dijk beson se fitimi i titullit në Ligën Premier është pikërisht ajo që i duhet disa lojtarëve për t’u bërë edhe më të mirë.

“Nuk kemi fituar titullin ende. Nuk kemi fituar ende asgjë. Por, qëllimi është të fillojmë sezonin e ardhshëm në të njëjtën mënyrë”, ka thënë fillimisht Van Dijk për Daily Mail.

“Ne mund të jemi një ekip që mund të vazhdojë të përparojë. Kemi lojtarë që mund të përparojnë dhe të bëjnë hapa të mëdhenj në zhvillimin e tyre. Fitimi i ligës do të ishte një përvojë e madhe që mund t’i çonte ata në nivel tjetër”.

“Ne mund ta arrijmë atë para së gjithash këtë sezon dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë në sezonin e ardhshëm. Nëse fitojmë titullin këtë sezon, ne do të përpiqemi ta ruajmë atë”.

Lexo po ashtu Richarlison ngacmon Van Dijkun para derbit: Janë tre qendërmbrojtës më të mirë se holandezi

“Kjo është ajo të cilën synojmë, por të gjithë e dinë se sa e vështirë është të ruash titullin, veçanërisht në Angli. Ne u përpoqëm të ruanim titullin e Ligës së Kampionëve dhe nuk ishte e mundur. Është shumë e vështirë”.

“Ne do të përpiqemi të përqendrohemi në nëntë ndeshjet që kemi, por shpresojmë të vendosim ritmin për pjesën tjetër të sezonit të ardhshëm me titullin pas emrit tonë dhe të mbrojmë edhe titullin”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/