Site icon Telegrafi

Van Dijk: Fitimi i Superkupës së Evropës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mentalitetin fitues

Virgil van Dijk (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Virgil van Dijk ka thënë se fitorja e Liverpoolit ndaj Chelseat në Superkupën e UEFA-s ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme” për Reds pasi ata vazhdojnë të ndjekin titujt nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Liverpooli mori kurorën më të madhe në Evropë sezonin e kaluar, duke fituar Ligën e Kampionëve ndaj Tottenhamit dhe e mbështeti atë sukses me një trofe tjetër të mërkurën pas penalltive ndaj Bluve pas një barazimi 2-2.

Fitorja e së mërkurës nuk erdhi e lehtë, me skuadrën e Frank Lampard që dilte shpejt në sulme dhe kaloi në epërsi në pjesën të kohës.

Lexo po ashtu UEFA zyrtarizon tre finalistët për çmimin "Lojtari i Vitit"

Liverpooli u rikthye në pjesën e dytë, duke barazuar dhe duke marrë nën kontroll ndeshjen, por prapë iu desh të luftonte deri në penallti për ta fituar ndeshjen.

Van Dijk ka thënë se të fitosh një trofe tjetër në një garë kaq të ngushtë do të ishte e çmueshme për klubin që të ecën përpara.

Lexo po ashtu Momenti komik i Superkupës së Evropës, bëhet virale pjesa kur Kante u përpoq ta mbulonte Van Dijkun në një rivënie këndore

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme. Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme – për përparimin e ekipit, për zhvillimin tonë”.

“Fitimi i një trofeu është i rëndësishëm për mentalitetin tuaj. Ne e bëmë atë në rrugën e vështirë”, ka thënë Van Dijk. /Telegrafi/

Exit mobile version