E ardhmja e Virgil van Dijk te Southamptoni ende është a pasigurt.
Sipas Mirror, lojtari është treguar i qartë me klubin e tij aktual duke i thënë se dëshiron vetëm Liverpoolin.
Reds vazhdojnë të jenë të gatshëm të paguajnë rreth 55 milionë euro për holandezin.
Por, problemi qëndron te Southamptoni që dëshirojnë të mbajnë mbrojtësin në St Mary’s Stadium përkundër dëshirës së tij.
Van Dijk kërkohet edhe nga Chelsea e Manchester City. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3HErHsHMONw