Telegrafi

Van Dijk ende i zhgënjyer që nuk e fitoi Topin e Artë

Virgil van Dijk ka thënë se është ende i zhgënjyer që nuk e fitoi Topin e Artë të cilin e rrëmbeu Lionel Messi.

Ylli argjentinas e fitoi për herë të gjashtë trofeun më të madh individual për një lojtar, derisa holandezi përfundoi pas tij.

Van Dijk ka thënë se ishte i zhgënjyer që nuk e fitoi çmimin, por që ishte një natë e mirë për të.

“Ishte disi zhgënjyese. Vendosa të shkoja në atë ceremoni dhe në fund doli të ishte një natë e bukur”, ka thënë holandezi.

“Kam biseduar atë natë me Messin. Nuk ishte një bisedë e gjatë, pasi ai nuk di shumë fjalë anglisht”.

“Por, ishte e mjaftueshme të kuptohej se kemi respekt për njëri-tjetrin”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/