Telegrafi

Van Dijk dhe 50 kundërshtarët që nuk arritën ta kalonin në situatën një me një

Fabio Cannavaro është mbrojtësi i fundit që e ka fituar Topin e Artë, e që çmimin e kishte marrë në vitin 2006.

Duke shikuar nëpër historinë e çmimit më të madh për një lojtar, ai është destinuar më shumë për lojtarët me tipare sulmuese, më pak për ata defanziv.

Në fakt, vetëm tre mbrojtës kanë arritur ta fitojnë deri më tani Topin e Artë, por Virgil Van Dijk mund të bëhet i katërti që e fiton çmimin.

Virgil van Dijk (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi holandez është emëruar lojtari më i mirë në Angli, pas sezonit të jashtëzakonshëm në Ligën Premier, ndërsa kanë fituar titullin e gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Në të gjitha garat, 29-vjeçari ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 26 përballje, gjersa asnjë lojtar nuk ka arritur ta driblojë atë.

Ish-anëtari i Southamptonit shihet si favorit për ta rrëmbyer Topin e Artë, derisa në një video të publikuar janë paraqitur 50 kundërshtarët që nuk kanë arritur ta driblojnë atë në sezonin e kaluar. /Telegrafi/