Ylli belg i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne u emërua ‘Lojtari i Vitit’ të martën nga shoqata e futbollistëve profesionistë në Angli, por nuk ka munguar urimi nga rivali i tij nga Liverpooli, Virgil Van Dijk.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, mesfushori belg mundi në garë yjet e Liverpoolit, Van Dijk, Sadio Mane, Jordan Henderson dhe Trent Alexander-Arnold.
De Bruyne është në të vërtetë lojtari i parë i Cityt që fitoi këtë çmim dhe në fjalimin e tij të pranimit, falënderoi menaxherin Pep Guardiola për lejimin e tij të shprehej.
“Shumicën e kohës ai thjesht më lejon të jem unë. Ne flasim shpesh për ekipin, por në shumë kuptime ai e di kur jep urdhrat e asaj që ekipi ka për të bërë që unë do ta dëgjoj”, ka thënë fillimisht de Bruyne.
“Ai e di në një mënyrë se unë gjithmonë vendos skuadrën në radhë të parë dhe më pas padyshim nëse mund ta ndihmoj veten do ta bëj atë”.
“Por ai e di që unë dua që ekipi të fitojë dhe nëse ekipi fiton unë do të fitoj prej tij. Kështu që mendoj se në atë kuptim ai ndihet mirë dhe ai më beson plotësisht”, përfundoi belgu.
Pasi De Bruyne mori çmimin nga PFA, rivali nga Liverpooli, Van Dijk i dërgoi atij një mesazh me stil në rrjetin sociale Twitter.
“Me siguri nuk është i keq për të fituar. Urime, shumë i merituar njeri i madh”, shkroi mbrojtësi holandez. /Telegrafi/
Not a bad one to win I guess 😉 Congratulations well deserved big man! 👊🏽🔥
— Virgil van Dijk (@VirgilvDijk) September 9, 2020