Telegrafi

Van Dijk i dërgon mesazh Unitedit para ndeshjes me Cityn

Virgil van Dijk (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Liverpooli dhe Manchester City janë në garë të ngushtë për titullin në Ligën Premier, por skuadra e Pep Guardioles edhe pse ka një ndeshje më pak të luajtur, ka dukshëm kalendar më të vështirë.

Në ndeshjen e ardhshme City do të përballet me Manchester Unitedit, në një ndeshje në të cilën mund të varet titulli.

Për këtë ka folur edhe Virgil Van Dijk, i cili thotë se kjo ndeshje është e rëndësishme për Djajtë e Kuq, aq sa për Cityn.

“Ata duhet t’i bëjnë  favor vetës. Evertoni nuk është ekip i lehtë për t’u mundur në shtëpi, por rezultati 4-0 është shumë i madh. Ne nuk ndikim në atë, por objektivi i tyre është Liga e Kampionëve dhe iu duhet të marrin rezultat nga kjo ndeshje”.

Lexo po ashtu Tifozëve të Liverpoolit nuk do t'iu pëlqej ajo që ndodhi mes Salah dhe Milnerit momente para penalltisë

Ndërsa i pyetur sa a duhet t’i fitojë Liverpooli të tre ndeshjet e mbetura, lojtari ka thënë: “100 për qind. Kjo është gjeja e vetme që ne do të fokusohemi. Kemi tre ndeshje dhe do provojmë t’i fitojmë të gjitha. Do të jetë shumë e vështirë , por kjo është ajo që ne po kërkojmë ta bëjmë”.

“Ne e kemi bërë punën tonë ndaj Cradiffit. Duhet të qëndrojmë të qetë, por ishte paraqitje shumë e matur. Ndeshja jonë e radhës do të jetë të premten, do të shohim”, ka thënë Van Dijk. /Telegrafi/