Liverpooli dhe Manchester City janë në garë të ngushtë për titullin në Ligën Premier, por skuadra e Pep Guardioles edhe pse ka një ndeshje më pak të luajtur, ka dukshëm kalendar më të vështirë.
Në ndeshjen e ardhshme City do të përballet me Manchester Unitedit, në një ndeshje në të cilën mund të varet titulli.
Për këtë ka folur edhe Virgil Van Dijk, i cili thotë se kjo ndeshje është e rëndësishme për Djajtë e Kuq, aq sa për Cityn.
“Ata duhet t’i bëjnë favor vetës. Evertoni nuk është ekip i lehtë për t’u mundur në shtëpi, por rezultati 4-0 është shumë i madh. Ne nuk ndikim në atë, por objektivi i tyre është Liga e Kampionëve dhe iu duhet të marrin rezultat nga kjo ndeshje”.
Ndërsa i pyetur sa a duhet t’i fitojë Liverpooli të tre ndeshjet e mbetura, lojtari ka thënë: “100 për qind. Kjo është gjeja e vetme që ne do të fokusohemi. Kemi tre ndeshje dhe do provojmë t’i fitojmë të gjitha. Do të jetë shumë e vështirë , por kjo është ajo që ne po kërkojmë ta bëjmë”.
“Ne e kemi bërë punën tonë ndaj Cradiffit. Duhet të qëndrojmë të qetë, por ishte paraqitje shumë e matur. Ndeshja jonë e radhës do të jetë të premten, do të shohim”, ka thënë Van Dijk. /Telegrafi/