Telegrafi

Van Dijk bën një gabim amator, ia falë një gol Lacazettes

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ka bërë një gabim të madh në përballjen me Arsenalin.

Van Dijk po cilësohet si mbrojtësi më i mirë momentalisht në botë pas dy sezoneve brilante me Reds.

Holandezi e ndihmoi klubin anglez ta fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe Ligën Premier këtë sezon duke betonuar emrin e tij te më të mirët.

Megjithatë, në ndeshjen e sotme (e mërkurë) të Liverpoolit ndaj Arsenalit, Van Dijk ka bërë një gabim amator.

Qendërmbrojtësi shtatlartë ka bërë një pasim të shkurt drejt portierit Alisson Becker dhe ai top është zënë nga Alexandre Lacazette, i cili shënoi për barazimin 1-1.

Ky gabim i Van Dijkut dhe goli i sulmuesit francez ndodhën në minutën e 32-të të ndeshjes. /Telegrafi/