Site icon Telegrafi

Van der Vaart: Po të isha si Van de Beek, do të shkoja me biçikletë te Real Madridi

Donny van de Beek është duke u lidhur shumë me një kalim te Real Madridi dhe ish-mesfushori i Los Blancos, holandezi Rafael van der Vaart beson se 22-vjeçari duhet të marrë mundësinë pa menduar dy herë.

Van der Vaart, i cili luajti për Real Madridin midis viteve 2008 dhe 2010, mendon se lojtari i Ajaxit do të përshtatej mirë te gjigantët spanjollë.

“Mendoj se ai meriton të shkojë te Real Madridi  dhe se ai ka një shans të mirë të ketë sukses”, ka thënë fillimisht Van der Vaart për kanalin televiziv holandez NOS.

Lexo po ashtu Van de Beek: Real Madridi është i interesuar për mua

“Ai luajti shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe ata dinë gjithçka rreth tij”.

“Ai është një djalë punëtor dhe normal, do të adhurohej nga tifozët”.

Van de Beek shkëlqeu me Ajaxin (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Është kohë ideale për të shkuar në Real Madrid. Ata kanë pasur një para-sezon të keq dhe tifozët presin një nënshkrim të shkëlqyeshëm”.

“Ata do të jepnin Van de Beekit  minuta, edhe pse konkurrenca është shumë e fortë”.

Lexo po ashtu Ajaxi dhe Van de Beek thuhet se kanë pranuar ofertën e Real Madridit

“Situata e tij do të ishte shumë ndryshe nga ajo te Ajax, por Real Madrid i përshtatet aftësisë së tij për të shënuar dhe për të dalë përpara”.

“Sigurisht që do të firmosja për Realin. Po të isha unë si Van de Beek, madje do të shkoja në Madrid me biçikletë”, përfundoi holandez.  /Telegrafi/

Exit mobile version