Rafael va nder Vaart ka thënë se Virgil van Dijk është mbrojtësi më i vlefshëm në botë dhe jo Harry Maguire.
Manchester United në këtë verë e theu rekordin e transferimeve me 87 milionë eurot e paguara për mbrojtësin anglez nga Leicesteri, mirëpo legjenda holandeze nuk mendon se ai e ka këtë vlerë.
Van der Vaart ka thënë se nëse Maguire vlen 87 milionë euro, atëherë bashkëkombësi i tij ka vlerë 300 milionë.
“Bota e futbollit ka ndryshuar shumë dhe çmimi i lojtarëve është rritur ndjeshëm”, ka thënë legjenda holandeze pas barazimit të United 1-1 ndaj Liverpoolit.
“Nëse Maguire është transferuar për 87 milionë euro dhe është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, atëherë Van Dijk ka vlerë 300 milionë euro”, ka shtuar më tej Va nder Vaart.
Manchester United u bë skuadra e vetme që e ndal Liverpoolin deri më tani pas xhiros së nëntë në Ligën Premier. /Telegrafi/