Rafael Van der Vaart ka kërkuar nga ylli i Tottenhamit, Harry Kane, që të refuzojë Real Madridin dhe të nënshkruajë për Manchester United në një transferim më të mirë.
Ish-ylli i Spurs dhe Realit e ka këshilluar anglezin Kane të qëndrojë në Ligën Premier mes spekulimeve që e lidhin atë me një lëvizje të madhe te Los Blancos.
Holandezi ra dakord me qëndrimin e Roy Keane ndaj Kane para se të shpjegonte pse kapiteni i Tre Luanëve duhet të largohej nga kryeqyteti dhe të drejtohej në veri.
“Mund të tingëllojë si i çmendur, por duhet të shkoni në Manchester United apo diçka tjetër, duhet të qëndroni në Angli”, ka thënë fillimisht Va nder Vaart.
Van der Vaart, i cili luajti për gjigantët spanjollë përpara se të kalonte në Spurs, shtoi se anglezët zakonisht nuk kanë pasur sukses te klubi spanjoll.
“Zakonisht, nuk është një sukses i tillë kur një lojtar anglez shkon në Madrid”, përfundoi holandezi.
Ndryshe, Kane po shijon një tjetër sezon të frytshëm, por ai nuk ka arritur ende të fitojë një trofe të madh dhe kjo gjë mund ta bëjë të largohet nga Spurs. /Telegrafi/