Real Madridi thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Ajaxi, Donny van de Beek, që do të kompletohet në verën e ardhshme.
Zinedine Zidane e kërkoi transferimin e mesfushorit holandez gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo prioritet i tyre kryesor ishte Paul Pogba.
Strategu francez e dëshironte transferimin e bashkëkombësit të tij, por Manchester Unitedi kërkonte një shumë rreth 180 milionë euro.
Los Blancos refuzuan që ta paguanin atë shumë, derisa bisedimet për fituesin e Kupës së Botës u komplikuan në javët e fundit të afatit kalimtar.
Tani, fituesi i trefishtë i Ligës së kampionëve po tenton ta transferojë Van de Beekun e Ajaxit, e që duhet paguar një shumë prej 75 milionë eurove.
Sipas Diairio Sport, madrilenët tashmë kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e talentuar, e që në verën e vitit 2020 pritet të realizohet kalimi i tij në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/