Donny van de Beek është shumë afër që të bëhet blerja më e re e Real Madridit, dhe marrëveshja flitet se do të mbyllet në fillim të sezonit 2020/21.
Lojtari ka qenë i lidhur edhe me Manchester Unitedin së fundmi, por Los Blancos kanë qenë në kontakte me të tash e një kohë dhe zemra e tij ka zgjedhur madrilenët.
De Telegraaf shkruan do të mbyllet në verë për 55 milionë euro, pasi klubi ka marrëveshje që ka vera e shkuar me lojtarin.
Van de Beek ka qenë një nga fajtorët kryesor që Ajax e eliminoi Realin në Ligën e Kampionëve në sezonin 2018/19 dhe që atëherë është në radarin e tyre.
Ardhja në janar do të jetë problem pasi klubi ka aktualisht 26 lojtarë, ndërsa mund të kthehen nga huazimet edhe emra si Martin Odegaard, Achraf Hakimi dhe Takefusa Kubo.
Holandezi ka pasur oferta nga Manchester United dhe Tottenham Hotspur në janar, por ka zgjedhur pritjen duke zgjedhur Real Madridin. /Telegrafi/