Donny Van de Beek ka hedhur poshtë se ka marrëveshje për një transferim te Real Madridi.
Mesfushori holandez prej kohësh po kërkohet nga gjiganti spanjoll, por që Ajax nuk kishte pranuar ofertën e Los Blancos.
Gjithsesi Van de Beek po kërkohet edhe nga skuadrat angleze, derisa në verë mund të largohet.
Reprezentuesi holandez i ka thënë medieve të këtij vendi se nuk ka marrëveshje deri më tani me asnjë skuadër.
Në anën tjetër Ajax po synon ta mbajë në skuadër së paku edhe për një vit tjetër lojtarin, pasi shitjes së Hakim Ziyech te Chelsea.
Një gjë e tillë duket shumë e vështirë duke parë interesimin e skuadrave të mëdha për lojtarin.
PSG, Real Madrid,Bayern Munich dhe Manchester United janë katër skuadrat e mëdha që e duan holandezin.
Ajax nuk është gati ta lë të lirë lojtarin, por një ofertë mbi 65 milionë euro mund t’i ndryshojë mendjen drejtuesve të kampionëve të Holandës. /Telegrafi/