Telegrafi

Valza dhe Kanita publikojnë projektin muzikor “Hala”

Valza Zhegrova dhe Kanita Suma (Foto: Youtube)

Dy prej artisteve më të ëmbla në estradën shqiptare, Valza Zhegrova dhe Kanita Suma, kanë bashkuar fuqitë e tyre për të sjell diçka të veçantë.

Bëhet fjalë për këngën “Hala” që erdhi në bashkëpunim në mes dy këngëtareve shqiptare.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur që të dyja përmes rrjetit social Instagram, ku kanë ndarë disa sekuenca nga projekti muzikore.

Në instrumentalin e kësaj këngë ka punuar producenti Mixey dhe Apollo, ndërsa teksti është shkruar nga Muma.

Bukuroshet brune në klip janë shfaqur mjaft tërheqëse, ndërsa secila prej tyre ka paraqitur stilin në mënyrën e tyre.

Ndërkaq, projekti është publikuar në platforma digjitale dhe ka arritur të pëlqehet shumë nga admiruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/