Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde po përballet me zhgënjimin në ndjekjen e mesfushorit të Manchester Unitedit, Ander Herrera.
Dyshja spanjolle kanë punuar së bashku në Athletic Bilbao dhe kanë shkëmbyer lëvdata përmes mediave këtë sezon.
Me Herreran që mbetet pa kontratë në qershor, ka pasur shpresë nga Valverde për ta sjellë atë në Barça vitin e ardhshëm.
Drejtuesit e gjigantit katalunas kishin plane për t’i ofruar mesfushorit spanjoll një marrëveshje para-kontratë.
Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Marca, Barca ka mësuar nga ndërmjetësit se Unitedi do të shfrytëzoj një klauzolë zgjatje 12-mujore në marrëveshjen e tij aktuale.
Është sugjeruar se Barca nuk e ka përjashtuar duke u përpjekur përsëri, por tani do t’i kushtojë blerja e tij.
Për blerjen e Herreras interesohen edhe Atletico Madridi që e shohin si pasardhës të denjë të Gabit. /Telegrafi/