Telegrafi

Valverde: Rezultat i mirë, Messi nuk po ndalet së befasuari

Ernesto Valverde (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Valverde: Rezultat i mirë, Messi nuk po ndalet së befasuar

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka cilësuar si rezultat të mirë atë të ndeshjes së parë ndaj Liverpoolit, teksa ka thurë lëvdata për yllin e tij Lionel Messi.

Barcelona arriti të fitojë me rezultat 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë në Camp Nou, ku Messi arriti 600 gola për klubin katalunas dhe Valverde ishte plot me lëvdata pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Barcelona arrin shifrën e 500 golave në Ligën e Kampionëve, Messi 110 gola

“Është rezultat i madh nga ndeshja e parë, por ende asgjë nuk ka përfunduar”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Vitin e kaluar (kundër Romës) kemi pasur një avantazh prej tre golash dhe jemi eliminuar – shpresojmë se nuk do të jetë tani kështu”.

Lexo po ashtu Messi magjik 600 gola me Barcelonën

“Messi është ky që është. Shfaqjet si kjo dhe befasitë nuk po pushojnë nga ai, ky kjo është niveli i tij i performancës”.

“Ai është kapiteni i kësaj skuadre dhe ai që bën impakte vendimtare”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/