Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka shprehur dyshimet e tij për vendimet e gjyqtarit në ndeshjen kundër Sevillas, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 4-0.
Debutuesi Ronald Araujo u përjashtua me karton të kuq (87′) jo shumë minuta pasi hyri në lojë, për shkak të një ndërhyrjeje ndaj Javier Hernandez, i cili shkonte drejt golit.
Situata u përkeqësua kur u përjashtua edhe Ousmane Dembele për shkak të protestave kundrejt gjyqtarit Antonio Lahoz.
“Gjyqtari e ka mendimin e tij për situatën dhe ai ka të drejtë për atë që sheh. Megjithatë, unë nuk jam i sigurt se vendimet ishin korrekte në një ndeshje të pastër”.
“Përjashtimi i Araujos nuk dukej të ishte karton i kuq, por unë nuk jam neutral për këtë. Sa i përket Dembeles, u befasova që u përjashtua për një koment që i bëri gjyqtarit”, ka deklaruar Valverde. /Telegrafi/