Telegrafi

Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka ndarë skuadrën e tij në katër pjesë afatit kalimtar të janarit.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Valverde ka ndarë mendjen për futbollistët dhe i ka ndarë ata katër pjesë.

Trajneri spanjoll numëron 12-të lojtarë si të paprekshëm, ndërsa ai ka një grup lojtarësh të përgatitur për të lëvizur në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Valverde ka provuar tre lojtarë në pozitën e Dembeles prej se është lënduar ky i fundit

Valverde mbështetet kryesisht në 12 lojtarë si Jordi Alba, Andres Iniesta, Luis Suarez, Leo Messi, Paulinho, Gerard Pique, Nelson Semedo.

Valverde ka kthyer harmoninë në klubin katalunas

Ndërsa, si të paprekshëm i sheh edhe Sergi Roberton, Marc-Andre Ter Stegen, Samuel Umtitin, Sergio Busquetsin dhe Ivan Rakiticit, përcjell Telegrafi.

Për pjesën tjetër, ata janë lojtarë zëvendësues si Jasper Cillessen, Javier Mascherano, Lucas Digne dhe Aleix Vidal.

Lexo po ashtu ‘Receta’ e Valverdes, mesfushorët që shënojnë gola

Lojtarët e dorës së dytë apo sekondar, Valverde i ka cilësuar Denis Suarezin, Gerard Deulofeun dhe Andre Gomesin.

Dhe në fund janë ata futbollistë që nuk janë më në planet e trajnerit spanjoll si Arda Turan, Thomas Vermaelen, Paco Alcacer dhe Rafinha. /Telegrafi/