Ernesto Valverde ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores 4-1 të Barcelonës ndaj Alvesit, por në veçanti ka folur fjalë të mëdha për yllin argjentinas, Lionel Messi.
Argjentinasi shënoi golin e tretë të Barcelonës kundër Alavesit për të vulosur fitoren dhe për të ndihmuar Blaugranët të rrëmbejë të tre pikët, gjë që siguron që ata të përfundojnë vitin 2019 si lider të ligës.
Pas fitores, Valverde ka folur fjalë të mëdha për ekipin, por në veçanti për kapitenin Messi.
“Të kesh Messin është një avantazh i madh. Leo shfaqet në çdo moment dhe shënon një gol nga kudo”, ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes.
“Pjesa e parë ishte e shkëlqyeshme nga ana jonë, por në fillimin e pjesës së dytë ne nuk kishim shumë vrull dhe erdhi goli i Alavesit. Më në fund morëm frymë me golin e tretë”.
“Ne kemi ardhur gjithashtu nga një ndeshje shumë e fortë të mërkurën dhe kur ju e bëni atë 2-0, duket se është një epërsi e rëndësishme, por nuk mendoj kështu”.
“Në këtë lojë ne veçanërisht interesoheshim të mos kishim frikë, siç ishim të vetëdijshëm që Alavesi mund të na dëmtonte”.
“Ne po largohemi me një ndjenjë të mirë, sepse e dimë se kampionati është”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/