Pra ndeshjes së Kupës së Mbretit, ku Barcelona luan ndaj Cultural Leonesa, trajneri Ernesto Valverde ka folur për media, ku nuk kanë munguar pyetjet për ‘Topin e Artë’.
Trajneri bask ka thënë se si klub e përgëzojnë për fituesin, Luka Modric.
“Unë nuk do të hyjë në diskutime për vlerën e një çmimi”.
“Ne e përgëzojmë Modricin për Topin e Artë, por Messi në vendin e pestë është një absurditet”.
Valverde foli edhe për ish presidentin e ndjerë të Barcelonës, Josep Lluis Nunes.
“Ai më dërgoi një letër që më përgëzoi për titujt e fituar vitin e kaluar”.
“Ai kurrë nuk mendoi kur nënshkroi me mua si lojtar që unë do të përfundoja si trajner i ardhshëm i Barcelonës”.
Trajneri po ashtu e ka konfirmuar lëndimin e Rafinhas për gjashtë muaj. /Telegrafi/