Largimi i Munir El Haddadit ka lënë një vend të zbrazët te Barcelona dhe kështu Luis Suarez nuk ka tani një zëvendësues natyral.
Kështu Ernesto Valverde ka filluar kërkim për një sulmues qendror pasi ka ende shumë deri në fund të sezonit.
Ousmane Dembele ndaj Levantes luajti në rolin e sulmuesit qendror dhe u paraqit mirë, por trajneri i skuadrës katalunase nuk dëshiron ta përsërisë këtë shpesh.
Kështu një nga emrat në listën e klubit spanjoll është Alvaro Morata, i cili i ishte ofruar klubit nga Camp Nou kohë më parë. 26-vjeçari është pjesë e Chelseat, por te Blutë nuk po kalon në një periudhë të mirë.
Një tjetër emër që po konsiderohet si mundësi është Fernando Llorente, me të cilin Valverde kishte punuar te Athletic Bilbao.
Tottenhami me shumë mundësi nuk do refuzonte shumë shitjen e tij, ndërsa ambientimi i sulmuesit në sistemin e lojës së Barçës është një tjetër temë.
Dyshja e lartpërmendur është në krye të listës, por Barcelona është duke ndjekur edhe Krzysztof Piatek (Genoa), Timo Werner (RB Leipzig) dhe Maxi Gomez (Celta Vigo). /Telegrafi/
https://youtu.be/hSSAN__50m8?t=26