Telegrafi

Valverde: Bilbao e shfrytëzoi gabimin tonë, nuk mund të mbështetemi gjithmonë në Messin

Ernesto Valverde është deklaruar pas humbjes 1-0 që pësoi Barcelona ndaj Athletic Blibaos në ndeshjen hapëse të sezonit 2019/20 në La liga.

Katalunasit u mposhtën me një gol fantastik të shënuar nga Aritz Aduriz në minutën e 89-të, për ta filluar kështu mbrojtjen e titullit me humbje.

Valverde ka thënë se lojtarët e tij kishin probleme në pjesën e dytë me qarkullimin e topit, gjë që u kushtoi nga gabimi që e shfrytëzuan lojtarët e Bilbaos.

“Kishim një pjesë të parë të mirë, mirëpo në pjesë e dytë gjërat ndryshuan për ne. Filluan problemet për qarkullimin e topit dhe kundërshtari përfitoi nga mundësia”, ka thënë fillimisht trajneri i Barcelonës.

Lexo po ashtu Perla e Aduriz shtang Barcelonën, katalunasit e nisin me humbje kampionatin

“Lionel Messi? Po, është e vërtetë që Messi na ndihmon në shumë situata, por nuk duhet të mbështetemi gjithmonë te ai. Ne duhet ta ndryshojmë strategjinë tonë, të ecim më ndryshe kur nuk është ai aty. Ne jemi duke pritur për më shumë transferime”, ka shtuar më tej Valverde.

Kur është fjala te transferimet e reja, Blaugranasit po shpresojnë që ta kompletojnë transferimin e Neymarit në këto ditë, e që marrëveshja është afër me Paris Saint-Germianin. /Telegrafi/