Telegrafi

Valverde barazon rekordin e Guardiolas për më shumë ndeshje radhazi pa humbje në La Liga

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka barazuar një rekord të vendosur nga Pep Guardiola në klubin katalanas, pasi ata fituar ndaj Eibarit në ndeshjen e fundit në La Liga dhe vazhdojnë të pamposhtur në kampionat.

Golat e shënuar nga Luis Suarez dhe Jordi Alba e panë Barçën të fitojnë me rezultat 2-0, ndonëse nuk ishte fitore aspak e lehtë.

Kjo fitore i vë Blaugranët 10 pikë larg Atleticos së vendit të dytë, të cili do të kenë mundësinë për të rikthyer boshllëkun në shtatë pikë të dielën në rast fitoreje.

Lexo po ashtu Valverde kundër Guardiolas: A është skuadra e sotme më e fortë se Barca 2010/11?

Kjo gjithashtu do të thotë që Barcelona tani ka 31 ndeshje të pamposhtur në kampionatin spanjoll, një rekord që ata e kanë arritur vetëm një herë më parë në historinë e tyre.

Duhet të shikojmë në vitin 2011 për të gjetur herën e fundit që klubi ka arritur një gjë të tillë, nën administrimin e trajnerit Guardiola.

Në atë sezon, Guardiola ngriti tre tituj, Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe më vonë Superkupën e Spanjës, duke humbur mundësinë e tripletës për shkak të humbjes në finale të Copa del Rey nga Real Madridi.

Lexo po ashtu Valverde: Kam rastin ta fitojë për herë të parë Copa del Reyn

Skuadra e tanishme e Barcelonës, e cila ka fituar 26 ndeshje dhe barazuar pesë nga 31 garat e fundit (shtatë nën drejtimin e Luis Enriques) janë gjithashtu duke luftuar në tre fronte.

Dhe, nëse vazhdojnë rrugën e tyre të fitoret, La Liga së paku duket pothuajse e sigurt se do të kthehet në Kataluni për herë të tretë në katër sezonet e fundit, Barça shumë lehtë mund ta fitojë tripletën dhe të kaloj rekordin e Guardiolas. /Telegrafi/