Site icon Telegrafi

Valoni edhe Afrona, ishin në lidhje apo jo? (Video)

Sezoni veror e ka sjellë në vendlindjen e tij, në Prizren, këngëtarin Valton Krasniqi, i cili jeton dhe punon në Zvicër.

Valtoni ka qenë së fundmi pjesë e disa shkrimeve nëpër portale, që kanë të bëjnë me një lidhje të tij të mundshme me modelen Afrona Dika, tash e dashura e Bleros.

Afrona kishte qenë pjesë e klipit të Valtonit, “Afër s’të kam” dhe kjo ka bërë që mediat rozë të shkruajnë se gjërat mes tyre nuk kanë mbetur me kaq.

Në fakt, nëse shikohet një intervistë e Valtonit dhënë në vitin 2012 për “Panorama Plus”, ai e kishte pranuar lidhjen me Afronën, duke e quajtur një romancë dashurie, transmeton koha.net

Mirëpo, tash këngëtari në një intervistë për emisionin “Express Summer” insiston se mes tij dhe Afronës nuk ka pasur asnjë lidhje.

Se cila është e vërteta, ajo çfarë ka deklaruar në vitin 2012, apo kjo që thotë tash, gjithsesi kjo le t’i mbetet Valtonit.

Sipas portaleve, lidhjen e ka mohuar edhe vet Afrona.

Ndërkaq, sa i përket muzikës, Valtoni këto ditë ka publikuar baladën “E shkrume”, të shoqëruar edhe me vidoeklip.

Krasniqi thotë se i do baladat më shumë, pasi, sipas tij, pos tjerash, në to mund të shprehesh më shumë ndjenja.

Këngëtari shtoi se po vazhdon të punojë në studion e tij në Zvicër, por që nuk ka plane afatgjate sa i përket këngëve, pasi nuk po dihet se çfarë sipas tij po ‘dhezë’. Për këtë, ai thotë se ka disa arsye.

Valtoni thotë se ai nuk ka blerë asnjë klikim, por një gjë e tillë po bëhet nga kolegët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version