Telegrafi

Valon Berisha viziton klubin e Llapit, takohet me kryesinë, trajnerët dhe lojtarët

Futbollisti i Lazios dhe Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, po qëndron në vendlindje gjatë pushimit të tij.

Ai gjatë qëndrimit të tij në vendlindje ka gjetur kohë dhe ka vizituar klubin e Llapit.

“Valoni me vizitën e tij në darkën e përbashkët para fillimit të përgatitjeve për edicionin pranveror ishte motivuesi kryesor që Llapi të jetë kandidat potencial për titullin e kampion, e ku Valoni tha se në rast shpalljeje të Llapit kampion do i gëzohej dhe do ishte një arritje e madhe për gjithë qytetin llapjan”.

“Ai u prit ngrohtësisht nga anëtarët e kryesisë dhe nga futbollistët e skuadrës, teksa për kontributin e tij për futbollin kosovar, Drejtori ekzekutiv, Tahir Batatina e nderoi me mirënjohje”, thuhet në njoftimin e klubit.

Llapi është eliminuar nga Kupa e Kosovës, ndërsa ka mbetur në garë vetëm në kampionat.

Aktualisht Llapi mban pozitën e tretë me 35 pikë, pesë më pak se lideri Prishtina. /Telegrafi/