Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha mund të ndërrojë skuadër në minutat e fundit të afatit kalimtar veror.
Pasi ka shkëlqyer në kampionatin austriak me Red Bull Salzburg, për Berishën është duke u interesuar Newcastle United.
Sipas medieve angleze, Newcastle United është duke menduar të dërgojë ofertë prej 12 milionë eurove për transferimin e Berishës.
Në garë për lojtarin ndodhet edhe ish-kampioni i Anglisë, Leicester City.
Berisha iu bashkua Salzburgut pesë vite më parë nga skuadra norvegjeze Viking.
Ai ka zhvilluar 199 ndeshje me Red Bull Salzburg duke shënuar 36 gola dhe duke asistuar në 56 të tjerë.
Orët e ardhshme priten të jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit fantastik nga Kosova. /Telegrafi/