Site icon Telegrafi

Valon Berisha inkuadrohet në ndeshjen ndaj PSG-së, ku pritet debutimi i Messit

(Foto: Instagram/valon.berisha14_official)

Mesfushori shqiptar, Valon Berisha, është inkuadruar në pjesën e dytë të takimit ndërmjet Reims dhe Paris Saint-Germain.

Në sfidën e zhvilluar në Stade Auguste Delaune, trajneri Oscar Garcia vendosi ta linte në bankë lojtarin e Kosovës.

Ndërkaq, me të filluar pjesa e dytë, u bë zëvendësimi dhe ai u inkuadrua në vend të Oscar Garcia.

Ekipi i Berishës ishte duke humbur me rezultat 1-0 me një gol të shënuar në pjesën e parë nga Kylian Mbappe. Në minutat e para të pjesës së dytë, Marshall Munetsi e futi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Tifozët e futbollit anekënd botës janë duke e pritur debutimin e Messit, i cili ndodhet në bankën rezervë të PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version