Telegrafi

Valon Berisha drejt transferimit në Bundesliga

Valon Berisha (Foto: FFK-Kosova)

Lazio raportohet se po negocion një veprim të mundshëm për Valon Berishën drejt Fortuna Dusseldorf.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, reprezentuesi 26-vjeçar i Kosovës mund të largohet nga Olimpico, pasi thuhet se Biancocelestët kanë hyrë në bisedime me ekipin gjerman.

Kontrata e mesfushorit me Lazion skadon në qershor të 2023, por mund të dërgojë lojtarin në një marrëveshje fillestare të huazimit me mundësi blerje në verë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Valon Berishës

Dusseldorf aktualisht është i 18-ti në Bundesligë dhe po lufton për të mbijetuar në nivelin e parë të futbollit gjerman dhe një marrëveshje mund të bëhej brenda orëve të ardhshme.

Berisha erdhi në Lazio nga RB Salzburg në korrik të 2018 dhe më parë ka luajtur për Viking FK në Norvegji.

Këtë sezon, ai është shfaqur tetë herë për Biancocelesti, katër prej tyre në Ligën e Evropës. /Telegrafi/