Raportohet se Sampdoria është pajtuar me RB Salzburgun për sulmuesin Valon Berisha.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është emër i njohur në Itali pasi ai ishte vendimtar në çerekfinale të Ligës së Evropës në eliminimin e Lazios.
Në këtë sezon në 45 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 11 asistime, këto statistika kanë tërhequr shumë klube.
Sipas Sky Sport Italia, Sampdoria ka kontaktuar klubin nga Austria dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët, tani duhet të punojnë vetëm me kushtet personale të 23-vjeçarit.
Berisha është nën kontratë me RB Salzburgun deri në qershorin e 2020.
Valoni është lindur në Suedi, ka shtetësi norvegjeze dhe luan për Kosovën, një fakt interesant që po përmendet edhe në mediat evropiane.
Ai shquhet për shpejtësi dhe aktivitetin e madh në mesfushë. /Telegrafi/