Futbollisti brazilian, Vinicius Junior, i ka ’pushtuar’ rrjetet sociale me mënyrën e veçantë të vallëzimit.
Sulmuesi i Real Madridit e ka krijuar versionin e tij të ‘Danca do Prior’, një lloj vallëzimi që i dedikohet konkurrentit në “Big Brother Brazil”, Felipe Prior.
Në kohën kur një pjesë e madhe e vendeve janë izoluar si pasojë e pandemisë së coronavirusit, në rrjetet sociale janë krijuar një sërë sfidash për ta bërë më interesante kohën e qëndrimit në shtëpi.
Në këto sfida janë përfshirë edhe yjet e njohura, ndërsa shumë prej tyre i kanë sfiduar kolegët.
Pikërisht pjesë e vallëzimit ‘Danca do Prior’ janë bërë edhe Neymar, Gabriel Jesus, Gabriel Barbosa e Lucas Paqueta, të cilët i kanë publikuar videot e tyre. /Telegrafi/