Ylli i popullarizuar amerikan për format mahnitëse trupore, Brittanya Razavi, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku vallëzon nën ritmet e duetit “Break Down” të Encës dhe Don Xhonit.
“Tekstet e Encës e thonë të gjithën”, ka shkruar ajo në përshkrim duke e etiketuar këngëtaren shqiptare.
Brittanya është një yll i popullarizuar amerikan i serialeve reale televizive. Ajo është bërë e famshëm pas pjesëmarrjes në një numër programesh, si “Charm School”, “Rock of Love” e“I Love Money”.
Njëherësh, ajo konsiderohet si një prej personaliteteve të popullarizuara të Instagramit, ku bën edhe rolin e modeles, pasi angazhohet nga kompani të ndryshme për reklamimin e produkteve të tyre.
Falë figurës mbresëlënëse trupore, ajo i ka zbukuruar ballinat e disa revistave të njohura, ndërkohë që është autore e librave vet-ndihmuese, “Millionaire Self Talk” dhe “My Mind, My Secret Weapon”.
Ylli me origjinë meksikane është nënë e katër fëmijëve, si dhe bashkëpronare e kompanisë së veshjeve ‘187 Avenue’, ndërsa është aktive edhe në xhirimin e pamjeve për të rritur. /Telegrafi/