Luana Vjollca është e admiruar edhe për dukjen dhe figurën e mahnitshme trupore.
Moderatorja e popullarizuar numëron mbi dy milion ndjekës, ku shpërndan imazhe të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj.
Gjatë të dielës, ajo ka shpërndarë një video, në të cilën shfaqet duke bërë një vallëzim atraktiv.
“Për të mos u turpëruar, vazhdova me budallallëkun tim edhe pasi kuptova që po xhirohesha”, ka shkruar bukuroshja në përshkrim.
E veshur me xhinse të shkurtra dhe një këmishë të zbërthyer në pjesën e barkut, Luana ka realizuar edhe disa poza që i ka publikuar në Instagram. /Telegrafi/