Tayna, rep-artisja shqiptare që po bën bujë në industrinë muzikore, të njëjtën po e bën edhe në rrjete sociale.
Bukuroshja tashmë bionde është aktive në shpërndarjen e imazheve nga jeta dhe karriera e saj profesionale.
Në një postim të fundit në Instagram, Tayna është parë mjaft provokuese, teksa bënte ‘twerk’.
Padyshim që me ato lëvizje ajo theksoi të pasmet e bujshme, të formësuara përmes stërvitjeve të shumta.
“Mos më jepni pije”, është shprehur ajo në mbishkrim.
Derisa po argëton vete, “Qe Qe” mbetet projekti i fundit nga këngëtarja që rezultoi i pëlqyer nga fansat. /Telegrafi/