Telegrafi

Vallëzim sensual mes Bucit dhe Santianës në ndejën e organizuar në Big Brother VIP Kosova

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Dyshja e shumëpërfolur e Big Brother VIP Kosova, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Santiana Maloku, po vazhdojnë të shkaktojnë dinamika brenda shtëpisë.

Ata kanë treguar shpesh herë afërsi të madhe me njëri-tjetrin, e cila jo pak herë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve dhe të banorëve.

E një gjë të tillë, dyshja e kanë bërë edhe së fundmi gjatë një feste të organizuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Bëhet fjalë për një ndejë, e cila pati muzikë të zgjedhur nga DJ Dagz dhe DJ PM, me të cilët banorët janë argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.

@bigbrotherkosova Një vallëzim sensual mes Yllit dhe Santianës – Big Brother VIP Kosova 2 #BigBrotherVipKosova #BBVK2 #KlanKosova #artmotion ♬ original sound – Big Brother VIP Kosova

Ndërkohë, në një moment e gjithë vëmendja është shpërqendruar te Buci dhe Santiana, të cilët kanë bërë një vallëzim mjaft sensual në krahët e njëri-tjetrit.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon momentin kur Santiana vendos këmbën në krahët e Bucit teksa përjeton adrenalinën e kërcimit në krahët e tij. /Telegrafi/