Kejvina Kthella është e njohur për shfaqjet e atraktive dhe e tillë ishte edhe në ndejën e organizuar pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania 2’.
Modelja ishte pjesë e shtëpisë së famshme për një kohë jo shumë të gjatë duke qenë se u largua pasi e kishte goditur me shuplakë Luiz Ejllin.
Sidoqoftë, ajo dhe fituesi i ‘BBVA 2’ kanë lënë gjithçka prapa dhe biondja kishte shkuar për ta mbështetur në suksesin e tij.
Porse prezenca e saj nuk mbeti pa u vërejtur, pasi që ajo kishte veshur një fustan të zi që i vinte në pah hiret e saja.
Për më shumë, në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale, Kejvina shfaqet duke i dridhur të pasmet në një vallëzim sensual, teksa disa nga të pranishmit i kanë xhiruar lëvizjet atraktive të saj. /Telegrafi/