Në këtë periudhë të vetizolimit, Melinda Ademi është mjaft aktive në rrjetin social TikTok, ku numëron afro gjysmë milion ndjekës.
Reperja shqiptare publikon video të ndryshme duke i përcjellë trendet aktuale, ndërsa videot e saj marrin qindra mijëra shikime.
Së fundmi, ajo ka ardhur me një vallëzim nën ritmet e hitit të “The Pussycat Dolls” nga viti 2006, “Buttons”.
Duke i përshtatur lëvizjet e saj me ritmin e muzikës, autorja e hitit “Karma” josh vëmendjen me vallëzimin e saj.
Në një tjetër video të publikuar në këtë rrjet social, Melinda e ka bërë edhe skenën nga filmi “Titanic” që po ashtu është bërë hit në TikTok. /Telegrafi/