Telegrafi

Valero: Me Interin kthehemi në LK, te Juve nuk transferohem asnjëherë

Borja Valero ka shprehur dëshirën e tij për ta rikthyer Interin në Ligën e Kampionëve dhe pohon se kurrë nuk do t’i bashkohet Juventusit nga besnikëria ndaj Fiorentinës.

Duke folur për Gazzetta dello Sport për edicionin e tij të së dielës, Valero gjithashtu tregoi që Milani siguroi kualifikimin e Ligës së Kampionëve para Fiorentinas katër vjet më parë në një mënyrë të çuditshme dhe se ai filloi të mendonte rreth largimit nga Viola qysh në verën e kaluar.

“Dua të kthehem në Ligën e Kampionëve me Interin”, ka thënë fillimisht Borja Valero për Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Valeros si lojtar i Interit

“Unë kam qenë shumë afër për të bërë këtë në vitin e parë me Fiorentinën në 2013, por Milan mori vendin e tretë në një mënyrë të çuditshme”.

“Juve? Unë kurrë nuk do t’i bashkohesha, sepse e di çfarë do të thotë për një tifoz të Fiorentinës”.

Lexo po ashtu Interi së shpejti dy transferime të mëdha

“Mendoj se do të jetë një luftë e pesëfishtë, me Juven, Romën dhe Napolin, të gjithë të cilët kanë treguar që janë ekipet më të mira [italiane] gjatë viteve të fundit”.

“Pse u largova nga Fiorentina? Edhe në fillim të sezonit të kaluar, me ndryshimin e drejtorit sportiv, ndjeva disa sinjale të pakëndshme dhe se diçka po thyej”.

“Pastaj siguria erdhi në qershor, kur Interi erdhi me këmbëngulje të tillë”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/