Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj pritet të vazhdojë karrierën në kampionatin spanjoll, La Liga.
Hysaj ka qenë gjatë gjithë afatit kalimtar i lidhur me një largim nga Napoli, por transferimet e tij te Atletico Madridi, Tottenhami dhe Roma dështuan.
Megjithatë, tani thuhet se e ardhmja e kapitenit të kombëtares shqiptare është definuar dhe Hysaj pritet të ndërroj skuadër.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, mbrojtësi i Napolit, Hysaj ka rënë dakord me kushtet personale për një lëvizje të mundshme te Valencia.
Skuadra nga La Liga është duke shpresuar për të siguruar mbrojtësin shqiptar si huazim me opsion blerje në fund të sezonit.
Hysaj ka luajtur rregullisht për Napolin që kur u bashkua nga Empoli në 2015, por duket se mezi pret që tani ta testojë veten në Spanjë. /Telegrafi/