Telegrafi

Valencia kthen sytë nga Kondogbia

Sipas raporteve të fundit, Cesare Prandelli ka kthyer sytë nga mesfushori i Interit, Geoffrey Kondogbia.

Skuadra nga La Liga, Valencia, gjendet në vendin e 17-të në tabelën e klasifikimit, duke marrë vetëm dy pikë në pesë ndeshjet e fundit.

Kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës të mendojnë seriozisht forcimin e ekipit gjatë afatit kalimtar dimëror, në mënyrë që të shmangin më të keqen.

Lexo po ashtu Gjiganti spanjoll mendon për Zazan

Kondogbia është njëri nga të kërkuarin e skuadrës spanjolle, pasi ishte shumë i kritikuar nga ish-trajneri Frank de Boer dhe nuk po mund të ringjallet as nën drejtimin e trajnerit të ri, Stefano Pioli.

Gazeta spanjolle Superdeporte raporton se Valencia është duke e shikuar me vëmendje situatën e francezit duke tentuar një ofertë për të, teksa alternativ e tij shihet mesfushori i Juventusit, Hernanes. /Telegrafi/