Valencia e ka mposhtur Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit me rezultat 2-1.
‘Los Che’ e filluan ndeshjen në mënyrë brilante, duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Kevin Gameiros (21’) dhe Rodrigo Moreno (33’).
Edhe pse Barcelona kishte posedimin e topit gjatë gjithë lojës, ishte Valencia që u tregua më e rrezikshme para portës gjatë gjithë pjesës së parë.
https://www.youtube.com/watch?v=9Fjrfn9gFd8
Në 45 minutat e pjesës së dytë, Barcelona arriti të krijonte disa raste të mira për gol, por pa arritur t’i konkretizonin ato. Lionel Messi arriti ta ngushtonte epërsinë në minutën e 73-të për t’i dhënë shpresë skuadrës se mund ta barazonin rezultatin.
Mirëpo, Valencia u tregua shumë e zgjuar, duke bërë ndërhyrje profesionale dhe duke mos lënë hapësira në mbrojtje.
Barcelona provoi nga të gjitha anët që ta gjente golin e barazimit, mirëpo e kishte të pamundur, duke bërë kështu që Valencia ta fitonte Kupën e Mbretit.
Katalonasit ishin shumë afër në këtë sezon që t’i fitonin tre trofe, mirëpo nga Liga e Kampionëve u eliminuan në gjysmëfinale prej Liverpoolit, gjersa sonte u mposhtën nga rivali i La Ligas, duke mbetur kështu vetëm me titullin e kampionit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=T5rkdsV93pQ
https://www.youtube.com/watch?v=eH87iLMuNNk